Kriza e çmimeve duket se po tejkalohet nga ekonomia e Shqipërisë.

Këtë e vërtetojnë edhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare ekonomike.Instituti Ekonomik i Vjenës ka rishikuar me rritje ecurinë e ekonomisë në Shqipëri duke e çuar atë në 3.3% për këtë vit.

Po ashtu parashikime pozitive ka edhe për dy vitet në vijim ku rritja ekonomike parashikohet të kapë nivelin 4%.Me këtë ritem rritje Shqipëria rendit e dyta në rajon për ecurinë ekonomike Duke lënë pas Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Në raport theksohet se monedha vendase leku është mbiçmuar ndjeshëm ndaj monedhës europiane. Ndërkohë që forcimi i saj ka të ngjarë të vazhdoj thuhet në raport ndërsa turizmi po njeh zhvillim dhe remitancat dhe investimet e huaja direkte po vazhdojnë në trendin e tyre rritësSipas statistikave të publikuara së fundmi vërëehet se edhe niveli i inflacionit në vend pritet të stabilizohet. Për të mbajtur një inflacion të moderuar kanë ndikuar çmimet e energjisë.

Gjatë këtij viti inflacioni mesatar parashikohet të arrije në nivelin 4%. Në objektivin e Bankës së Shqipërisë parashikohet që të ktheht gajtë vitit të ardhshëm. Inflacioni pritet të nxitet kryesisht nga produktet ushqimore, çmimet e të cilave janë ende në rritje në pesë muajt e parë të 2023.

Reforma për rritjen e pagave në sektorin publik shihet si një nismë pozitive por që mund të japë efekte në një tendencë me rritje të nivelit të inflacionit.