LSI dhe PDS-ja kanë arritur një marrëveshje politike mes tyre. Marrëveshja është firmosur në selinë e LSI-së mes Petrit Vasilit për LSI dhe Paskal Milos për PDS.
“Edhe pse nuk ka koalicione, kjo është një marrëveshje e njëllojtë si koalicioni” është shprehur Paskal Milo.
Zëra të përhapur në media thonë se PDS kërkon nga LSI mbrojtjen e votave nga vjedhjet në zgjedhjet e ardshme parlamentare. Pas shkëputjes nga PS, Partia Demokracia Sociale ka vendosur që të jetë një ‘satelit’ i LSI.
Çfarë ndodhi?
Një ditë pasi i kërkoi kryeministrit Rama t’i bënte vetë ftesë të tërhiqej nga zgjedhjet, duke refuzuar thirrjen e Petro Koçit, kreu i PDS Paskal Milo zhvillon sot një takim me kryetarin e LSIsë, Petrit Vasili. Zyra e LSI bën me dije se “Kryetari i LSI, z. Vasili në orën 10:00 pret Kryetarin e PDS, z. Paskal Milo tek LSI. Pas takimit ka një konferencë të përbashkët për media”.
Në takimin me kreun e PS, Rama, ku munguan Gjinushi dhe Milo, Petro Koçi i PSV 91, Gjergj Koja i PSM dhe Idajet Beqiri i PUK, u kanë bërë thirrje elektoratit të tyre që në datën 25 qershor “të mos e hedhin votën kot”, por të votojnë PS-në.
Veritas.com.al/