Nga: Veritas.com.al/

Po të ishte pyetur më parë, secili nga liderët e LSI, edhe pse shumë gazmorë, nuk do të kishin pranuar që “pas darke” LSI niset për në Kavajë. Jo, sigurisht.

Popr me që ngjarjet rrodhën kaq vrullshëm, ata nuk e patën luksin që të shmangnin keqkuptimet. Sapo ka mbaruar darka e “famshme” te Pazari i Ri mes kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit- të dy “pronarë” të koalicionit qeveritar, kryetari i LSI ka zgjedhur të drejtojë vëmendjen në Kavajë.

Ai ka thënë se “do të marrë pjese” në zgjedhjet e Kavajës, ndërsa kishte mohuar mijëra herë, bashkë me udhëheqësit e tjerë të Partisë së tij.

Menjëherë sot paradite në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dërguar emrat për anëtarin e LSI në zgjedhjet e 7 Majit, një akt që i jep fund bojkotit të LSI. Vendimi duket se është marrë natën e kaluar në darkën mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, ku flitet se është vendosur edhe për marrëveshjen e re mes të dyve për koalicionin e ardhshëm.

Edhe njëherë tjetër,  Luan Rama- nënkryetar,  u përdor si mjet presioni kundër PS, kur tha se LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Deklaratat e tij u rrëzuan pak para mbarimit të darkës.

/Veritas.com.al/