Nga L. Skiro/

Lajmi më i fundit është se 10 persona kanë qëlluar me armë kundër komisionerit të LSI në Shëngjin. Florian Blushku, aktivist i LSI është plagosur. Akoma nuk njihen hollësi të tjera rreth ngjarjes.

Prapë LSI nën dhunë….

Deri në këto momente, ‘konkursi’ i dhunës mund ta shpallte Lëvizjen socialiste për Integrim si ‘të dhunuarën e parë’. Orët në vijim mund të ketë ‘kampionë’ të tjerë, por deri më tani sapo hapen ekranet dhe faqet e gazetave, që në fillim shënohet dhuna ndaj LSI.

Në fakt, ajo çfarë konstatohet është se edhe vetë LSI ka një dëshirë, gati mazohiste, për të ‘thithur’ aktet e dhunës. Aktet e dhunës i janë kthyer në ‘lëndë të parë’ për polemika në publik, për ‘alarmime’ dhe për ‘gërr- mërre’ sidomos me Partinë Socialiste që ka në koalicion qeveritar.

Mbrëmë  nata u mbyll me një debat shumë të tjerrur mes PS dhe LSI mbi një makinë që ishte kapur në Sarandë duke shpërndarë para për vota. PS, që kryeson koalicionin, deklaroi se makina i përkiste një zyrtari të LSI. Edhe vetë kryeministri Rama shkroi në media sociale duke dëshmuar se ‘makina i përket LSI’. Mirëpo harroi se në Sarandë kishte dy e më shumë njerëz me të njëjtin emër. LSI e kapi këtë fakt dhe u vetshpall viktimë, duke akuzuar PS dhe kryeministrin për ‘shantazh’ dhe ‘shpifje’. Mund të ketë ngritur edhe akuzë penale.

Por mëngjesi erdhi po ashtu alarmant për dhunë ndaj LSI. Një komisioner i LSI në Kashar të Tiranës u shfaq i gjakosur një komisioner i LSI. Ai ka pozuar për mediat që kanë shpërndarë pamjet e tij më tragjike se sa një gjendje e rëndë. Vetë LSI që ka shpërndarë fotot e kërkon mëshirën nga shikuesit në popull. I dhunuari pozon thuajse krenar, edhe pse i gjakosur.

Ndërsa vetëm pak më vonë, që në mëngjes, një komisioneri tjetër të LSI në Sarandë, i kanë djegur tre maikna të familjes së tij në oborrin e shtëpisë. Tani po zhvillohet debati në distancë mes PS dhe LSI, rreth makinave. PS që kryeson koalicionin qeveritar tha se ‘makinat i përkasin dikujt tjetër, jo komisionerit të LSI”, ndërsa i dhunuari dëshmon se makinat janë të tijat.

Gjithë ditët e fundit kanë shënuar akte dhune ndaj LSI dhe njerëzve të saj; gjë që edhe LSI e ka ‘pëlqyer’ si situatë për t’u shfaqur ‘e veçantë’ në zgjedhje.

Të presim orët në vazhdim të ditës së votimeve. Prite që LIS të jetë ‘kampion’.

Veritas.com.al/