Ambasadori amerikan Donald Lu iu bashkua sot një proteste të disa shoqatave të financuara nga Soros, përpara Kryesisë së Kuvendit, për t’u kërkuar deputetëve ta votojnë reformën në drejtësi.

Grupimi Qytetar Pro Reformës në Drejtësi zhvilloi një protestë edhe dje. Ambasadori Lu theksoi se koha për të vendosur është tani. “Miratojeni reformën në drejtësi. Qytetarët po kërkojnë ndryshim”, u shpreh ai. Ambasadori përsëriti se disa politikanë dhe njerëz të fuqishëm kanë frikë nga kjo reformë. \

Por ai kërkoi që ata të kenë kurajon ta miratojnë, pasi për këtë çështje të rëndësishme ka një afat. Ambasadori amerikan kritikoi sërish kreun e opozitës, Lulzim Bashës, duke thënë se ai ka ndryshuar sërish qëndrim. Kur ai përmendi Bashën, disa nga protestuesit lëshuan thirrje “jashtë nga parlamenti” dhe e pritën me duartrokitje këtë.