Nënkryetari i LSI, Luan Rama, luftëtari më i shpallur i LSI kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kavajës, ka dalë sot para mediave.
Zoti Rama ka deklaruar se “… megjithatë LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës. Këto janë logje Kavaje”- ka thënë ai me humor.
Faktin që LSI ka dërguar emrin e një anëtri për KZAZ, zoti Rama e ka interpretuar si “akt për të mos bllokuar procesin e zgjedhjeve ”, por përsëri ka këmbëngulur se “LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës”.
Tani nuk kuptohet qartë: A merr apo nuk merr pjesë LSI në Kavajë!
A ka dalë Luan Rama para mediave me kokone tij për të mbrojtur atë që kishte deklaruar, apo është mesazh nga “lart” e LSI.
/Veritas.com.al/