Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në kafeterinë Barcode në Tetovë. Pas zënkës dhe rrahjes mes dy grupeve ka ardhur deri tek krisja me armë me ç’rast janë plagosur dhjetëra persona që gjendeshin në lokal.

Nga Spitali i Tetovës konfirmojnë për potalin ‘TetovaSot’ se nga zënka e sontme janë plagosur dhe lënduar 5 persona.

“Nga zenka që ndodhi në rrugën “Dervish Carra”, janë plagosur 5 persona, njëri prej tyre nga arma e zjarrit dhe katër të tjerë nga mjete tjera si xhama dhe shishe”, thonë nga Spitali i Tetovës.

Siç raporton ‘TetovaSot’, personi i plagosur nga përleshja dhe zenka e armatosur është personi me inicialet A.M që mendohet se ka qenë person i sigurimit në lokal. Mes te te plagosurve ndodhet edhe nje kengetare.

Ja edhe njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

“16.07, 20 minuta pas mesnatës përpara objektit hotelierik të locuar në rrugën “Dervish Cara” I.A. (1977) nga fshati Reçicë e Vogël ka gjuajtur dy plumba dhe e ka lënduar M.A. (1982) nga fshati Gajre, duke i shkaktuar lëndime në anën e majtë të trupit”, thotë  zëdhënësja e MPB-së, Natalia Spirova.

Ekipiet e policisë së Tetovës janë në vendngjarje dhe po hetojnë incidentin.

Veritas.com.al/