Nga: Ken Klukowsi

Militantët ateistë nga “Freedom From Religion Foundation” kërcënojnë se do të padisin St. Bernard të Ohio-s për maketin e skenës së lindjes së Krishtit, një ekspozim mbi Krishtlindjet që përshkruan skenën e lindjes së Krishtit në Bethlehem të Vendit të Shenjtë. Nëse organizata ateiste do të vazhdonte dhe do ta depozitonte padinë në gjyqin federal, kjo çështje do të rezultonte si një rivendosje historike e lirive fetare në mbarë vendin.

St Bernard është një periferi e Sinsinnati-t. Për shumë vite, qyteti ka ekspozuar një çerdhe – dmth, një skenë të lindjes së Krishtit – gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Ajo është e shoqëruar nga një ekspozitë jo-biblike që tregon pushimet sezonale, duke e bërë këtë çerdhe në natyrë të ngjashme me çështjen Lynch që mbështeti Gjykata Supreme në vitin 1984.

Megjithatë në vitin 1989 Gjykata Supreme lëvizi majtas në këtë çështje duke mbajtur një votim të ngushtë 5 me 4 mbi Qarkun e Allegheny kundra ACLU Greater Pittsburgh Chapter duke argumentuar se një çerdhe e ngritur në shkallët kryesore të gjykatës së Pittsburgh-ut shkelte klauzolën e themelit të kushtetutës (e cila parashikon që kongresi nuk mund të themelojë një fe, një ligj që Gjykata e zgjeroi më tej në nivel lokal dhe qendror). Në Allegheny, gjykatësit votuan 6 me 3  në favor të lejimit të vendosjes së një Menorah-u dhe një peme Krishtlindjesh në parkun jashtë gjykatës.

Rasti u denoncua fuqishëm nga origjinalistët dhe konservatorët sepse krijonte një standard të ri të quajtur “Testi i mbështetjes” për klauzolën e themelit të amendamentit të parë. Sipas këtij rregulli të ri, çdo veprim i qeverisë që përfshin besimin dhe fenë është jo-kushtetues nëse disa “vëzhgues të arsyeshëm” do të besonin se qeveria po mbështeste fenë.

Katër gjykatës në Allegheny e gjetën padinë të papajtueshme e cila u moderua nga Anthony Kennedy që shkroi dokumentin e papajtueshmërisë. Në të ai argumentonte se ky “test i mbështetjes” është armiqësor e  i panevojshëm ndaj fesë dhe nuk kërkohet nga kushtetuta. “Çerdhja, pema e vitit të ri dhe menorah-u janë të gjitha në përputhje me kushtetutën” argumentoi ai.

Në vend të kësaj ai vazhdoi duke thënë se testi i vërtet për qeverinë  kur do të themelojë  një fe tjetër është kur ajo zyrtarisht adopton si politikën e vet publike besimin aktual fetar apo kur qeveria shtrëngon një person për të marr pjesë në një aktivitet fetar që dhunon ndërgjegjen e tij.

Në vitin 2014 Kennedy shkroi për një tjetër çështje klauzole themelimi që ishte Town i Greece kundra Galloway, që ai mbante të njëjtin opinion me atë që kishte shprehur në vitin 1989. Por në vitin 2014 ai shkroi për pjesën maxhoritare të votimit 5 me 4, ( duke përfshirë gjykatësin Antonin Scali). Kjo tregon se nëse Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të emërojë dikë në vendin e Scalia-s me të njëjtin shabllon si drejtësia ikonike e origjinalistëve, Gjykata Supreme mundet shumë mirë ta anulojë Allegheny-n duke vendosur shprehi të panumërta me bazë besimi tradicional, tradita dhe ekspozita përfshirë edhe skenën e lindjes së Krishtit.

Një çështje është një hap para Gjykatës Supreme, çështja e American Human Association v. Maryland-National Capital Park & Planning Commission & The American Legion e cila mund ti paraqesë drejtësisë mundësinë që të flakë tutje “Testin e mbështetjes” në favor të fateve të mbështetura historikisht që quhet “Testi i shtrëngesës”. Kjo çështje ka të bëjë me memorialin e luftës së parë botërore që është sulmuar nga ateistët sepse përmban një kryq të madh.

Si memorialet e luftës, ashtu edhe çerdhja e kalon provimin e turmës, sepse një memorial në anë të rrugës dhe një zbukurim Krishtlindjesh s’i bën askujt asgjë. Nëse dikujt nuk i pëlqen s’është e detyrueshme që ta shikosh. Në një shoqëri të lirë njerëzit shikojnë dhe dëgjojnë gjëra s’i pëlqejnë. Kjo s’do të thotë se kushtetuta i ndalon këto gjëra.

Lufta mbi Krishtlindjet vazhdon, por duket se dallga e asaj beteje mund te kthehet prapë.

/Veritas..com.al/