Një zhvillim fantastik për botën e sportit, ashtu edhe për industrinë fintech, është lajmi se kampionia e Evropës Luiza Gega, do të jetë ambasadorja e markës IUTE. Ky lajm është bërë i ditur pak ditë më parë nga vetë Luiza Gega në kanalet e saj të rrjeteve sociale.
“Tek IUTE kam gjetur një një skuadër fantastike njerëzish punëtorë, të devotshëm përballë vështirësive dhe miq të angazhuar për të lartësuar Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo sferë të jetës. Le të vrapojmë drejt rekordeve të reja së bashku” – shprehet Luiza Gega teksa shfaqet duke ushtruar një nga stërvitjet e saj rutinë.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, kontaktuam Drejtorin Ekzekutiv të iute, Z. Akan Ajdini. Ai u shpreh se ky bashkëpunim vjen natryshëm si një materializim i shkrirjes së shpejtësisë dhe përsosmërisë, duke pasqyruar shërbimet e shpejta dhe të përgjegjshme të iute dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ata ofrojnë si për sportin ashtu edhe për reputacionin e Shqipërisë në skenën globale.
“Sporti me biznesin kanë shumë të përbashkëta, disiplina, përgatitja, zbatimi rregullave, saktësia etj. Të dyja janë të fokusuara të shkojnë në “finale” dhe pjesa e padukshme është puna e palodhur e një skuadre të tërë.” – u shreh Ajdini.
Me Luiza Gegën në rolin e saj të ri si ambasadore e markës për iute, shtohen edhe pritshmëritë për një rrugëtim i ri shpejtësie dhe ekselence, teksa kampionia evropiane e Shqipërisë duket se ka gjetur një mbështetës me të cilin ndan të njëjtin synim për të lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e sportit dhe financave.