Nga: Agim Xhafka/

Dje Basha ishte në Berlin. Kërkova mbështetje nga partitë simotra që janë sot në pushtet në Gjermani, që të mbështesin integrimin evropian të Shqipërisë, tha!!!

Duket si një çun adoleshent, që për hir të së dashurës që sapo ka zënë,pranon që vëllait të saj mos ia heqë pishtarin që ka në dorë për të djegur një shkollë,por i çon edhe një shishe bezinë që flaka të jetë e garantuar.

Po për ç’integrim e ke fjalën me këtë qeveri? Për borxhin mal, për PPP-të pa fund, për dajakun në çdo protestë, për banditët deputetë, për varfërinë masive, për burgosjet me rrëmbime dhe me maska, për eksodin e njerëzve, për pasurimin e oligarkëve? Kjo loja patriotike për të mirën e atdheut është shumë banale e tepër bajate. S’ka atdhe evropian me qytetarë tribush e zulush.

Ndërsa populli pret një opozitë agresive ndaj qeverisë hajdute dhe vrastare,lideri Basha i fërkon shpatullat. ia “ngre” sa herë populli lufton e ia ul. Njerëzit duan që Merkelit t’i thuhet mos prano në gjirin e demokracive një shtet ku njeriu nuk gjen as punë, as të dinjitet. Nuk garantohet asnjë e drejtë,kushtetuta është si bërë si libër bakalli me të cilën Rama mbështjell pasuritë që dhuron tek miqësia e partia. Ndëshkoje me mosçelje negociatash ashtu siç ia bën Erdoganit. Se ky yni është më arrogant se turku autokrat.

Kështu si po sillet Basha nuk do të jetë çudi dhe do të ngjasë shpejt t’i thonë :”Lul, mos u bëj Taulant!”

Veritas.com.al/