
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me një buqetë me lule të kuqe në duar ka vizituar sot spitalin Infektiv në Tiranë ose quajtur ndryshe ‘Covid-1’.
I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, kryeministri Rama është parë të përkulet para 20 punonjësve të personelit shëndetësor për të vendosur buqetën me lule që kishin dalë për ta pritur.
Spitali Infektiv është i pari që u hap për pacientët me COVID-19 në Shqipëri në fillim të pandemisë.
Personelit shëndetësor i janë dhënë disa pako si dhuarata për Krishtlindje.
Po ashtu teksa ka ikur nga Infektivi Rama ka përshëndetur me dorë edhe familjarët e pacientëve jashtë spitalit.