Shënim i Veritas.com.al/
Për asnjë arsye nuk do ta linte Çadrën asn edhe një çast kryetari i Opozitës, Lulzim Basha. Ai është tërësisht i përkushtuar në këtë “shkollë” politike dhe argument të qytetarisë shqiptare pse duhet ndryshimi në epokën e re politike. Edhe tre herë kur ka qenë në bisedime dhe dreka pune me ambasadorët e akredituar në Tiranë, Basha e ka lënë Çadrën “për interesa të Çadrës”.
Rasti më tregues është ky që ka ndodhur me Lulzim Bashan sot. Ai ka lënë Çadrën e Protestës dhe ka shkuar në Kamzë ku po inaugurohet rruga “Trump”
Lideri demokrat Lulzim Basha ka lënë “Çadrën e Lirisë” siç ai quan protestën para kryeministrisë për qeveri teknike, dhe është gjendur krah kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu ku të dy prenë shiritin e Bulevardit të ri “Donald Trump”.
“Investimi mban vetëm vulën tuaj dhe të pushtetit vendor, sepse Edi Rama i shpalli luftë Kamzës dhe qytetarëve të saj, luftë politike, raciale banorëve që simbolizojnë më shumë se kushdo tjetër lirinë”, – u shpreh kryedemokrati Basha duke hedhur kështu akuza ndaj qeverisë për mungesën e investimeve në Kamzës.
Por ajo që zbulohet prapa një ngjarjeje kaq “të zakonshme” inaugurimesh, është se kryetari i Opozitës krijon lidhje simbolike me emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Vetë protesta, kërkesat e saj për ndryshim dhe frymëzimi i saj kanë lidhje të afërta me fenomenin “Trump” që po bën ndryshime kolosale në botë.
/Veritas.com.al/