Deklaratën e bujshme e ka bërë lideri i PD gjatë ceremonisë së varrimit të tre viktimave në fshatin Shlli të Matit, të vrara nga një prej bashkëfshatarëve para dy ditësh.
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar organizimin e një referendumi për kthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.
Deklarata e kryedemokratit u motivua nga ngjarja e rëndë në Mat ku një 51 vjeçar vrau me automatik 3 persona. Mbrëmjen e se premtes pasi vizitoi familjet e viktimave Basha garantoi se do të jenë shqiptarët ata që do të vendosin për dënimin kapital.
Lulzim Basha: “Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”. Nga Mati Basha theksoi se rivendosja e rendit do te jete prioritet për partinë demokratike. “Për mua, për PD dhe për opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit tek forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, lufta pa kompromis kundër krimit është prioriteti ynë nr 1.”
Deklaratat për rikthimin e dënimit me vdekje nuk kanë munguar gjatë viteve të fundit, por ato kanë mbetur në kuadrin artikulimeve emocionale.
Dënimi i fundit me vdekje ne Shqipëri është ekzekutuar në vitin 1995 pasi në këtë vit Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës dhe është kusht që çdo vend anëtar i këshillit të heqë dënimin me vdekje. Në vitin 1999 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet e kodit penal që flisnin për dënimin me vdekje duke argumentuar se Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë nuk e lejon aplikimin e dënimit kapital.
Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri është një domosdoshmëri.
Veritas.com.al/