Një qytetar që lëvizte me biçikletë në zonën e Skelës në Vlorë ka mbetur i vdekur në vend pasi u përplas nga një betoniere. Ai ishte në moshën rreth 55 vjeç.
Mjeti ishte në drejtim të Ujit të Ftohtë, për punimet e Lungomares kur ka ndodhur aksidenti.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Sipas policisë: Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të Skelës, ku një automjet tip “Betoniere Iveko” me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B.H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë. Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Veritas.com.al/