AFP / SAUL LOEB

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij Francez, Emmanuel Macron u përpoqën të shtunën që të ulin tensionet të shkaktuara nga përplasja mbi mbrojtjen e Europës që rrezikonte të lëshonte mjegull mbi ceremoninë e 100 vjetorit të Përundimit të Lutës së Parë Botërore.

Gjuha e trupit e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe e presidentit të Francës, ishte dukshëm më pake  ngrohtë se gjatë vizitës së Trump në Paris në qershor 2017. Gjatë natës së kaluar ngrohtësia e përgjithshme mes tyre u gërrye pas shënimit që postoi zoti Trump në Tëitter ku sulmoi Macron mbi thënien e tij se Europa ” rrezikohet nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia”.

Ditën e shtune, Trump dhe e shoqja, Melania anuluan  një udhëtim në fushën e betejës ‘Belleau Ëood’  dhe në varrezat e veriut të Francës, duke thënë se shkaku ishin ” vështirësitë e agjendës dhe të logjistikës”, të shkaktuara nga moti me shi.

Veritas.com.al/