Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se një numër rekord zjarresh në Amazonën tropkale janë në fakt një ‘krizë globale’ që ka nevojë të vihet në krye të agjendës së samitit G7 këtë fundjavë.
“Shtëpia jonë po digjet”, ka shkruar Macron në twitter.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro u përgjigj duke e akuzuar zotin Macron se po përdor këtë çështje për ‘fitime politike’.
Ai tha se thirrjet për të diskutuar zjarret në samitin G7 në Biarritz, ku Brazili nuk do të marrë pjesë, evokon një ‘mentalitet kolonialist të gabuar’.
Pyjet tropikale më të mëdha në botë, Amazona, është një depo e karbonit vital që ndihmon fenomenin kundër ngrohjes globale.
Amazon, gjithashtu është banesa e miliona llojeve të bimëve dhe kafshëve dhe e një milionë njerëz autoktonë.
VERITAS.COM.AL/