Nga Paolo Becchi e Giuseppe Palma/

Përveç sloganeve, në katër vite me të vërtetë ka bërë shumë pak.

Po flasim për Federica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, me fjalë të tjera ministre e jashtme e BE. Statuja e bukur e Komisionit, një lloj Madam Heshtja, siç e përkufizuam atë muajin e kaluar me rastin e heshtjes ndaj pyetjeve të një gazetari italian mbi anijen Aquarius, nuk i sjell Vendit tone ndonjë përfitim as avantazh.

Propozuar nga qeveria Renzi në 2014, Mogherini është pra një shprehje e drejtpërdrejtë e Partisë Demokratike. Në këto vite ka menaxhuar keq rolin e saj duke krijuar vetëm dëme, si për shembull të ketë miratuar dhe pastaj të ketë çuar përpara sanksionet e çmendura ndaj Rusisë që paralizojnë mbi të gjitha sektorin tonë bujqësor. Thirrjes së dhimbjes të ngritur nga zona e dëmtuara nga tërmeti pas tërmetit në Italinë Qendrore në vitin 2016, nuk ka lëvizur një gisht të vetëm për t’i bindur kolegët e saj në Komision që të zbresin nga raporti i deficit/ BPV-së shpenzimet për të përballuar rindërtimin, ashtu siç nuk ka thënë gjysmë fjale kur Presidenti i Komisionit Juncker i lejoi vetes të thoshte se italianët duhet të punojnë më shumë dhe të jenë më pak të korruptuar.

Shkurt, në Bruksel nuk kemi një zë italian që na mbron, por vetëm një funksionare gri, të padobishme dhe, në disa raste, të dëmshme. Duhet të hiqet.

Nga 2014 deri sot, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Në Britani- Brexit, në USA- Trump, në Austri- Kurz, në lindje  Aleanca e Vishegradit dhe në Itali- Salvini – Di Maio. Kontinenti i Vjetër, por në përgjithësi e gjithë bota, ka marrë rrugën që çon në rikuperimin e identiteteve kombëtare, një sovranitet i shëndetshëm që mbron interesat kombëtare kundër globalizimit të shfrenuar.

Dhe vitin e ardhshëm, me zgjedhjet evropiane të majit, Parlamenti Europian mund të jetë për herë të parë një shumicë euroskeptike dhe në çdo rast dy partitë e mëdha evropiane – PPE dhe PSE – nuk do të kenë më shumicën edhe duke bashkuar vendet e tyre.

Çfarë bën Mogherini ende atje? Në Itali është një qeveri që ka vendosur në qendër të axhendës politike “Së pari italianët” dhe jo “më shumë Evropë”, siç ishte shkruar në axhendën e Partisë Demokratike.

Mogherini nuk është më në gjendje të garantojë interesat italiane në Bruksel. Qeveria Conte, ashtu siç bëri me kryetarin e Inps Tito Boeri, duhet gjithashtu të kërkojë dorëheqjen e Madam Heshtjes. Është e panevojshme të humbim kohë me “mocionin e censurës” të parashikuar nga Traktatet (një lloj votimi mosbesimi), shumica e kërkuar është e pamundur të arrihet dhe do të humbisnim vetëm kohë.

Në këtë legjislaturë evropiane, për aq sa janë balancat politike midis shteteve të ndryshme, propozimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë I takon Italisë. Conte te kërkoje dorëheqjen e Mogherinit dhe të propozoje emrin e një italiani tjetër në gjendje që të garantojë më mirë interesat e vendit tonë. Komisioni i ri Evropian nuk do të mblidhet para një viti e gjysmë dhe Italia nuk mund të lejojë – prej tani deri në nëntor 2019 – të ketë në qeverinë e BE një komponent politikisht armiqësor me qeverinë e tanishme.

Në dhjetor të këtij viti do të përfundojë lehtësimi sasior i Draghit, kështu që nuk ka më kohë për të humbur: Mogherini nuk do të jetë në lartësinë e duhur të mbrojë interesat italiane përballë një sulmi si ai i vitit 2011. Ciceroni thoshte se një Komb mund t’i mbijetojë budallenjve te tij dhe ambiciozeve te tij, por nuk mund ti mbijetojë tradhtisë se brendshme. Dhe zonja Mogherini, në karrigen evropiane, nuk bën sigurisht interesat kombëtare.

Veritas.com.al/