Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Gjithashtu, po sot, Kreu i Shtetit dekretoi emërimin e Klodiana Spahiut në këtë post, shkruan A2.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e znj. Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin e znj. Klodiana Spahiu në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Komente