(FOTO: Allbright (djathtas) thotë “në djall vafshin ata që votojnë Bernie Sanders para Hillary (majtas)/

Të Mërkurën, në MSNBC, ish sekretare e shtetit e Shteteve të Bashkuara, Madeleine Albright shprehu kritika “pse mungojnë gratë në majë” të qeverisë së administratës së Donald Trump.

Albright tha se “Unë mendoj se duhet ta mbështesim Ditën Ndërkombëtare të Grave. Është shumë e rëndësishme. Meta  duke më pyetur nëse roli i grave ndërkombëtarisht është rritur. Unë mendoj se po, por jo mjaftueshëm. Unë jam e shqetësuar për mungesën e grave në qeverinë e Trump; aq më shumë që ai ka shkruar në Twitter se i respekton gratë. Unë mendoj se ne gratë duhet të mbështesim njëra tjetrën”, tha zonja Allbright.

/Veritas.com.al/