(Masa të mëdha pro- pavarësi u mblodhën në Barcelonë për të dëgjuar deklaratën e Carles Puigdemont)/

Qeveria spanjolle ka hedhur poshtë deklaratën për pavarësi të firmosur nga lideri Catalan, Carles Puigdemont dhe ka kundërshtuar thirrjet për ndërmjetësim.

Zëvendës kryeministri Spanjoll e përshkroi zotin Puigdemont si një njeri “i cili nuk doi kush është dhe se ku po shkon”.

Kryeministri Mariano Rajoy është gati të mbajë një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm të qeverisë.

Zoti Puigdemont firmosi deklaratën e pavarësisë ditën e Martë, por ndaloi zbatimin e saj me qëllim që të lejojë negociatat me Madridin.

Ka pasur spekulime sikur presidenti Catalan mund të deklarojë pavarësinë dhe ta vërë menjëherë në veprim, duke e futur Spanjën në një krizë akoma më të thellë.

Spanja ndodhet në trazira që nga referendumi i debatueshëm i 1 Tetorit, të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli të pa vlefshëm.

Veritas.com.al/