Nuk është as Monte Kristo, as i riu Edmond Dantes që për një sekondë bëhet më i pasuri i kohës. Fantazia e Aleksandër Dumasë me romanin “Konti i Monte Kristor’ mbase ka një ngjashmëri, për kohën, me gjetjet nënujore në Sarandë, qyteti ynë ‘përrallor’ në jug të vendit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një foto me sendet me vlerë të gjendura në botën nënujorë të Sarandës, sipas gazetës KJ. Foto është realizuar nga Associated Press, agjencia amerikane e lajmeve.
Në faqen e Ambasadës shkruhet:
“Në shtratin e detit të brigjeve shkëmbore të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara për botën nënujore, gjenden thesare të vërteta” bën me dije ambasada.
Ambasada shkruan:
Foto e Ditës | Mbetje nënujore të anijes italiane të Luftës së Dytë Botërore MV Probitas në gjirin e Sarandës, në jugun e Shqipërisë. Në shtratin e detit të brigjeve shkëmbore të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara për botën nënujore, gjenden thesare të vërteta. Qypa të lashtë që mbanin vaj ulliri dhe verë, rrënoja me rrëfenja të panjohura heroizmi dhe tradhtie nga dy luftrat botërore, formacione shkëmbore dhe jetë nënujore mahnitëse.
Veritas.com.al/