Majtisti progresist Democrat dhe komediani George Lopez, shfaqi racizmin e tij të brendshëm pasi Tiger Woods ka rënë dakord që të luajë Golf me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Woods, i cili luajti golf me Obamën në vitin 2013 për një shumë prej 3.6 dollarë nga fondet publike, sipas Zyrës së Financave të Qeverisë, krijoji lidhje me presidentin Donald Trump të Premten që kaloi.

TMZ mundi të lidhet me George Lopez dhe ta pyesë për një koment rreth lojës së golfit mes Tiger Woods me Trump.

“Kjo është thjesht një lojë golfi mes dy tipave”, tha Lopez, duke shtuar se Tiger Woods nuk është më i zi sepse po luan golf me një njeri të bardhë.

“Dëgjoni, të gjithë lojtarët e golfit janë Republikanë”- tha Lopez. “Të gjithë e dinë këtë”.

Gazetari që bëri intervistën bëri këtë pyetje:

“Po kjo a do të thotë se George Lopez nuk është më Hispanik, dhe sipas kësaj logjike do të thotë që Lopez është një “Republikan sekret”.

/Veritas.com.al/