Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë
Viktima është Besnik Samurri rreth 38 vjeç, shoferi i mjetit tip ‘Benz’ me targa AA309 NU, i cili ka ndërruar jetë, ndërkohë që pasagjerët janë Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku, jashtë rrezikut për jetën.
Report Tv sjell video ekskluzive nga makina e cila ka përfunduar një një humnerë rreth 90 metra. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.