
(FOTO: Pamje nga Liqeni i Shkopetit)/
Një automjet tip “Benz” me 5 anëtarë të një familjeje ka përfunduar në Liqenin e Shkopetit. Shkak thonë se ka qenë moti i keq me lagështirë në rrugë.
Në makinë ndodhej familja Shehu nga Bulqiza
Kur lexon se pesë anëtarë të familjes kanë rënë me makinë në liqenin e zi të Shkopetit, menjëherë të ndalet fryma. Mirëpo, fatmirësisht, është bërë e mundur nxjerrja e tyre nga uji.
Sipas të dhënave të para mësohet se një nga anëtarët e familjes Shehu ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa katër të tjerët në gjendje të mirë shëndetësore.
/Veritas.com.al/