Një makinë që udhëtonte në rrugën Milot-Burrel ka rënë në ujërat e liqenit të Shkopetit.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në makinë.
Denoncimi në polici u bë nga një peshkatar i zonës. Sipas të dhënave, aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të policisë dhe polumbarët.