TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e “Mbikalimit të Paskuqanit” në Tiranë.

Një 35-vjeçar ka përplasur dy këmbësore dhe për pasojë njëra prej tyre ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, një 35 vjeçar ka përplasur me automjetin që drejtonte, një 72 vjeçare dhe një 66 vjeçare, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën 66-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja tjetër, e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thekson policia.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *