Gruaja mbante pasaportë nga Vietnami kur u arrestua në aeroportin e Kuala Lumpur, njofton gazeta The Wall Street, para dy orësh.
Autoritetet Malaysiane arrestuan të dyshuarën për vrasjen e gjysmë- vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut- tha policia, ndërsa janë të fokusuar në kapjen e dy grave që sipas policisë ishin fatale në sulmin ndaj Kim Jong Nam.
Ai u vra në rrethana misterioze të Hënën. Kriticizmi i tij ndaj regjimit të të vëllait në Korenë e Veriut, këto vitet e fundit, mund ta ketë bërë atë objektiv vrasjeje nga i vëllai.
/Veritas.com.al/