Mali i Zi kërkon 14 mijë punëtorë, siguron ushqimin, strehimin dhe një pagë prej 1500 euro, shkruan mediat malazeze.
Më të kërkuar janë furrtarët, kamerierët, kuzhinierët. Kërkohen punëtorë në komunat bregdetare, dhe kjo është punë sezonale. Punëdhënësit malazezë janë në kërkim të punëtorëve për turizëm.
Kur është fjala për punë sezonale, angazhimi pritet të kufizohet në një periudhë të caktuar.
“Është e njohur se çdo vit një numër në rritje i punëdhënësve kanë hapur hotele të reja, restorante, që natyrisht përfshijnë vende të reja pune. Edhe pse qëllimi është për të zgjatur sezonin turistik nga 6 deri në 8 muaj, numri i konsiderueshëm i restoranteve dhe hoteleve arrijnë për të punuar gjatë gjithë vitit”, thonë në Zyrën Malazeze për Punësim, përcjell albinfo.ch.
Interesi më i ulët është për të punuar në bujqësi. Sipas të dhënave, në Mal të Zi janë të angazhuar 6000 punëtorë vendës sezonalë. Pjesa më e madhe e të papunëve duan të punojnë në hoteleri dhe pagat ndryshojnë në varësi të punëdhënësit. Megjithatë, kuzhinierët mund të fitojnë në Mal të Zi deri 1,500 euro.