Një vajzë 26 vjeçare në Mallakastër ka rrëshqitur në një pus nafte 23 metra të thellë, por fatmirësisht ka shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Arta Bregasi, është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve. Koha po kalonte dhe vajzës po i merrej fryma në thellësi të tokës. Erlind Korçari, zjarrfikës, mori përsipër rrezikun që ta nxjerrë vajzën mbi tokë. Vetë zjarrfikësi Korçari është ndjerë i rrezikuar nga asfiksia për shkak të mungesës së pajisjes së oksigjenit.
Megjithatë ia doli që ta shpëtojë 26 vjeçaren Bregasi nga rreziku ku kishte rënë.
Korçari është futur në pus me një litar të thjeshtë dhe e ka nxjerrë vajzën. Aktualisht, si Bregasi edhe Korçari ndodhen në spital për shkak të disa problemeve me frymëmarrjen.