(FOTO: Theodore Roosevelt Malloch, autor, profesor dhe gazetar)
Theodore Roosevelt Malloch, një mbështetës i Donald Trump që në fillim të fushatës së tij presidenciale, autor i analizave në WNC.com, shkrimtar dhe profesor në Oxford, është propozuar që bëjë pjesë në ekipin e tranzicionit të Presidentit Trump.
Propozimi është që Theodore Roosevelt Malloch të emërohet ambasador o në Kombet e Bashkuara o në Mbretërinë Bashkuar.
Autori i librit “Davos, Aspen, dhe Yale: My Life Behind the Elite Curtain as a Global Sherpa,” Malloch iështë profesor në shkollën e biznesit në Oxford dhe president dhe CEO i Global Fiduciary Governance LLC. Ai gjithashtu kryeson Bordin e Forumit të Këshilltarëve për Drejtorë si dhe jep leksione në një Universitet të Londrës. Ka qenë edhe anëtar i Bordit që ka përgatitur Forumin Davos në Zvicër.
Rekomandimi për postin e ambasadorit për Malloch fvjen nga burime të afërta me zëvendës- presidentin e zgjedhur, Mike Pence.
/Veritas.com.al/