Nga: Sarah N. Lynch, Warren Strobel/

WASHINGTON (Reuters) – Një gjykatëse federale dërgoi në burg ditën e premte, Paul Manafort pasi ishte akuzuar për rpesion mbi dëshmitarët, gjatë episodit të fundit, në rënien e ngadalëshme të tij nga pozita e lartë si shef i fushatës presidenciale të vitit 2016 të presidentit Donald Trump.

Manafort, për një kohë të gjatë politikan profesionist dhe biznesmen, u vu nën fokusin e hetimeve të  këshilltarit special Robert Mueller mbi rolin e Rrusisë në zhgjedhjet presidencial të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016.

Manafort ishte paditur si në Uashinton edhe në Virginia mbi një seri akuzash,- më së shumti financiare, duke përfshirë edhe konspiracionin për pastrim parash dhe mashtrime në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka qenë në arrest shtëpie më Alexandria, Virginia, dhe është hetuar për pajisje monitorimi elektronik.

Por javën e kaluar, Mueller e ngarkoi me një akuzë të re për presion mbi dëshmitarët.

Manafort u deklarua jo i fajshëm ditën e Premte, por gjykatësja e distriktit në Uashington Amy Berman Jackson e revokoi pretendimin e tij, duke e dërguar në burg.

” Nuk kam ndonjë oreks për këtë gjë”, tha ajo. “Por në fund, unë nuk mund të mbyll sytë”, tha gjykatësja.

Veritas.com.al/