
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së madhe që u mbajt në Tiranë në kërkim të drejtësisë për krerët e burgosur të ushtrisë çlirimtare të kosovës.
Associated Press shkruan se qytetarë nga Kosova dhe jo vetëm, mbushën sheshin Skënderbej me flamuj kombëtar shqiptar dhe simbole të UÇK.
Agjencia e lajmeve thekson se protesta u mbështet edhe nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare nën moton: Liria ka emër. Drejtësi për çlirimtarët.
Associated Press shkruan se protesta ishte paqësore dhe nxjerr në pah prezencën e ish-presidentit Alfred Moisiu, I cili bëri thirrje për drejtësi.
Washington Post shkruan se veteranët e luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën të premten në kryeqytetin e Shqipërisë në kërkim të drejtësisë. Media amerikane thotë se protestuesit përkrahën Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimit, në procesin e tyre në Gjykatën Speciale, për të cilën thonë se po tregohet e padrejtë.
Edhe agjencia e lajmeve Reuters shkroi për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK, që janë në një process të tejzgjatur për krime lufte.
New York Post ndau imazhe nga protesta dhe vuri në dukje se mijëra njerëz mbushën kryeqytetin e shqiptarisë për të përkrahur Thaçhin, Veselin dhe Selimin
Komente