Akuzën e bërë nga kandidati Selami për kreun e PD se ‘në qendra votimi ka qenë e varur fotografia e zotit Basha’, kryetari i Komisionmit të Zgjedhjeve, Jemin Gjana e pohoi:
“Po- tha- jam vënë në dijeni në orët e mëngjesit. Ka patur një problem që ka të bëjë me fotografitë për faktin se një pjesë e degëve të PD i kanë patur vend votimet në zyrat e partisë dhe për fat të keq nuk është normale. Ne i kemi dhënë porosi që t’i heqin fotografitë, ato kanë qenë zyra partie dhe i kanë pasur fotografitë aty. Nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme sepse nuk janë marrë fotografitë dhe të vihen atje, por ne kemi ndërtuar vendet e votimit dhe nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme.
Jemin Gjana, një nga përkrahësit më të zellshëm të Lulzim Bashës, u zgjodh në krye të Komisionit. Akuza kryesore për manipulim zgjedhjesh që është ngritur orët e fundit të ditës, është shtimi artificial i numrit të zgjedhësve. Në Durrës- denoncohet- nuk kanë votuar më shumë se 400 ose maksimumi 500 anëtarë të PD, por Gjana ka deklaruar më shumë se 2700.
Veritas.com.al/