Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK drejtoreshën e Agjencinë e Trajtimit të Pronave e përfshirë në skema abuzimi. Bëhet fjalë për Jonida Baçi, e cila është shkarkuar më herët nga kryeministri Edi Rama dhe vartësit e saj.

“Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SOAK të thellojë hetimet”, tha Manja.

Manja prezantoi 2 skemat e e tjetërsimit të pronave. dhe abuzimeve financiare

“E para, ish pronarë që disponojnë vendimet e kthimit të pronave për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë për një kohë të gjatë të marrjes së kompesimit kundrejt parash dhe kompensimit fizik, që nuk e kanë bërë dot. Në këto kushte, i kanë shitur vendimet e tyre te sekserë dhe ndërmjetës të pronave të cilët sapo i kanë marrë këto të drejta reale të pronave të ish pronarëve, menjëherë kanë aplikuar në Agjensisë e trajtimit të pronave dhe janë kompensuar financiarish 100%  dhe por janë kompesuar edhe me sipërfaqe tokash në vendet më të turistike të Shqipërisë, me përparësizi të agroturizmit dhe turizmit malor. E më pas pasi i kanë marrë këto prona kanë vijuar me transaksionet mbi pronat duke i kaluar në pronësi të familjarëve dhe zyrtarëve të kësaj agjencie

Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtesa informate, pra është një bashkëpunimi ligjor të Kadastrës dhe abuzimit të pronave, ish pronarët duhet të kompensohen financiarisht, sipas praktikës që agjencia e ka vendosur si standard, skema e kompesimit do të ndjekë rendin konrologjik të kadastrës, pra vendimi i parë likuidohej më e para, ka ish pronarë që presin nga 1-5 vjet për të marrë shuma qesharak për shkak të pronës nga ndërtime informale, ndërkohë kemi ish pronarë që nga koha 1-17 ditë janë kompesuar në shuma marramendëse deri në 500 mln, çka na bën që të dyshojmë që ka abuzim. Flas nivelin drejtues më të lartë të kësaj agjencie, janë disa skema të tjera që janë përdorur, po kjo i mbetet SPAK të çojë para përgjegjësisë personat konkret. Në mbetemi të hapur që të vëmë në dispozicion të hetimit, të gjithë dokumentet”, tha Manja.