Zbarkime dhe masakra në Mesdhe, po ndodh diçka që nuk është parë ndonjëherë në vitet e fundit dhe dyshimi është, duke pare koniukturat, se është duke u verifikuar një komplot për te dëmtuar Italinë. Të dhënat e marra nga Afrika janë dramatike: Sipas një dossieri të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, kurrë nuk kishte asistuar ne një rritje kaq të bujëshme në nisjet e emigrantëve midis majit dhe qershorit dhe vdekshmëria (shkoi nga 2% në 9%), kurrë nuk kishte qenë kaq e lartë. Në total, kishin qene 679 të vdekur, një shifër më e ulët vetëm në maj dhe nëntor 2016, por kur nisjet ishin  trefishi krahasuar me sot. Ka ndikuar, sigurisht “zhdukja” e anijeve te OJQ-ve që në muajt e fundit siguronin ndihmën e pare (për disa, shumë të dyshimta për kohën dhe zhvillimet) në gomonet e të dëshpëruarve te ngarkuar për te udhëtuar nga Libia drejt Italisë.

Manovra nga te dyja anët, e Ministrit te Brendshëm Matteo Salvini dhe Maltës, ka bllokuar anijen Aquarius në Marsejë (pas udhëtimit të gjatë drejt Valencias), ato gjermane Seefuchs dhe Seawatch 3 në Maltë, ndërsa ajo Lifeline është edhe nën konfiskim në La Valletta. Në pamundësi për t’u furnizuar me karburant apo për t’u ankoruar në Itali, anijet e OJQ-ve në fakt kanë hequr dorë nga patrullimi i ujërave ne brigjet Libiane dhe roja bregdetare libiane dhe ekuipazhi i Themis, misioni evropian i Frontex, nuk janë të mjaftueshme. Por ka një detaj shqetësues: “Nisjet nga Libia janë duke u  rritur përsëri”, nënvizon Corriere della Sera.

“Ishin 4.500 ne maj dhe më shumë se 7.000 në qershor, ndërsa në vitet e mëparshme dy muajt kishin regjistruar flukse shumë të ngjashme mes tyre. Ndoshta kjo është një shenjë që po çahet marrëveshja që Italia kishte me fiset libiane të Sabrates “.

Veritas.com.al/