Një urdhër ndërkombëtar arresti është lëshuar për Nikola Gruevskin, ish-Kryeministër i Maqedonisë, njeriu që ka dominuar politikën e vendit fqinjë në dekadat e fundit.
Gruevski nuk është paraqitur në gjykatë për të vuajtur dënimin me dy vjet burg për shpërdorim të fondeve publike.
Ai po kërkohet prej një jave nga organet e drejtësisë në Maqedoni.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi mëngjesin e sotëm se ndaj ish-Kryeministrit është lëshuar një urdhër arresti, i cili tashmë i ka kaluar edhe Interpolit.
Policia e ka kërkuar në banesën e tij dhe në zyrat e partisë VMRO-DPMNE, por ish-Kryeministri mendohet të jetë larguar nga vendi.
Në një kohë kur ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka thyer heshtjen. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai bëri me dije se ndodhej në Budapest të Hungarisë, ku ka kërkuar azil politik.
“Gjatë këtyre ditëve kam marrë kërcënime për jetën. Tashmë jam në Budapest, ku i kam kërkuar autoriteteve hungareze azil politik. Do të ngelem gjithmonë besnik ndaj çështjeve të Maqedonisë. Nuk do të heq kurrë dorë!”, shkruan Gruevski.
Veritas.com.al/