( FOTO: Dy negociatorët për emrin, Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski)

Nyja e lidhur për integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë drejt BE, ishte shpallur ‘ngatërresa me emrin’. Emrin ‘Maqedoni’ nu e pranonte Greqia, sepse ‘Maqedonia është greke’, ndërsa për emra të tjerë nuk kishte pranuar Maqedonia.

Por me sa duket ‘akulli’ po thyhet. Dy negociatorë, Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski, kanë shpallur një ‘rezultat’ të ri, por që bazohet te propozimet e vjetra të bëra përfaqësuesi special i OKB-së Metju Nimiç.

Janë bërë pesë propozime, por që në fakt duken si një i vetëm. Njëri prej tyre- premtohet se do të përdoret së shpejti:

Republika Nova Makedonija (Republika e Re e Maqedonisë); Republika Severna Makedonija (Republika Veriore e Maqedonisë); Republika Gorna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Epërme); Republika Vardarska Makedonija (Republika e Vardarit të Maqedonisë);Republika Makedonija, Skopje (Republika e Maqedonisë së Shkupit)

Sipas të njëjtit burim, portalit ‘MKD.mk’, përshkrimi i shkurtër i emrave të propozuar janë përkatësisht Nova Makedonija, Severna Makedonija, Gorna Makedonija, Vardarska Makedonija dhe Makedonija Shkup.

Sekretari  i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Shkup të enjten përjashtoi në mënyrë të prerë mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit.

I pyetur nëse Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO me një emër të përkohshëm, Stoltenberg tha se, “nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hyrë në NATO përveçse për të zgjidhur konfliktin me Greqinë”.

Veritas.com.al/