Parlamenti Europian i ka hequr imunitetin Marine Le Pen, lidere e krahut të djathtë ekstrem në Francë, pasi ajo postoi në Twitter fotografi nga dhuna e ISIS.

Zonja  Le Pen ndodhet nën hetim në Francë nën akuzën për postimin në Twitter të tre imazheve grafike nga ekzekutimet e ISISis, në Dhjetor 2015. Në këto imazhe përfshihej edhe prerja e kokës e gazetarit Amerikan James Foley.

Pozita e saj si anëtare e Parlamentit Europian nuk i lejon prokurorët që ta ndjekin penalisht.

Aktualisht, zonja Le Pen po garon për postin e Presidentit të Francës.

/Veritas.com.al/