(FOTO: Marine Le Pen , kandidate presidenciale e Francës)/
Nga: Veritas.com.al/
Para pak minutash, Reuters njofton se Marine Le Pen është parë duke hyrë te “Trump Tower” ku ndodhen zyrat e tanishme të presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Marine Le Pen është kandidate favorite për presidente në Francë. Sipas parashikimeve, Le Pen është e sigurt se do të dalë në balotazh përballë Francois Filon. Ndërsa mediat e ditëve të fundit thonë se është favorite për të fituar postin e presidentit të republikës së Francës. Le Pen, kryetare e Frontit Nacional, është përfaqësuese e ekstremit të djathtë në Francë, e vendosur në politikat kundër emigracionit.
Francezët, të lodhur nga politikat e dështuara të “liberalëve” dmth., të majtistëve dhe establishmentit afatgjatë, e kanë kthyer fytyrën nga e djathta, që sipas disa teoricienëve politikë mund të quhet “populiste”.
Marine le Pen është betuar për kthimin e dinjitetit të Francës dhe francezëve, i nëpërkëmbur nga politika e qeverive të fundit. Edhe babai i saj, Jean-Marie Le Pen, që është themelues i Frontit Nacional para 25 vjetësh kandidoi përballë Shirak dhe doli në balotazh.
/Veritas.com.al/