(FOTO: Marine Le pen)/

Marine Le Pen- kandidate e të djathtës ekstreme në Francë, për presidente e Republikës, ka hedhur në publik manifestin e saj presidencial të zgjedhjeve, duke sulmuar në dy drejtime: kundër globalizimit dhe kundër islamit radikal.

Kandidatja  e Frontit Kombëtar , u tha mbështetësve në qytetin lindor të Lionit se globalizimi ishte ‘një vdekje e ngadaltë” e komunitetit. Partia e saj ka premtuar për t’u ofruar  francezëve një referendum për anëtarësimin në BE, në qoftë se rinegociimi dështon, shkruan BBC.

Kjo nënkupton se qytetarët francez, njësoj si britanikët në qershor, do të thërriten në një referendum që mund të emërtohet “Frexit”.

Franca do të shkojë në zgjedhjet presidenciale më 23 prill.

/Veritas.com.al/