Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë.

Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në Theth është prekur një plagë që po thellohej çdo ditë pasi lidhet me identitetin dhe estetikën kulturore e natyrore. Sipas saj, ndërtimet pa leje, pa historik e pa miratim ligjor u kthyen në një plagë.

Koçeku thekson se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, kanë bërë një ndërhyrje të domosdoshme në mbrojtje të Thethit, të cilin e quan kopertinë të turizmit shqiptar.

Sipas saj, duhet respektuar një standard i mirëfilltë estetik, urbanistik dhe ligjor në zonat historike dhe turistike.

“Për hir të të parëve tanë të mos e vrasim identitetin. Natyra dhe historia nuk falin.”-shprehet Koçeku.

Statusi i plotë

Dje ne Theth u prek nji plage qe po thellohej dita dites e që lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndertimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor.

Kryeministri @ediramaal dhe kryetari @becibenet kane ba nji nderhyrje te domosdoshme ne mbrojtje te fshatit Theth qe asht edhe kopertina e turizmit shqiptar.

Duhet respektu nji standart i mirefillte estetik, urbanistik dhe ligjor ne zonat historike dhe turistike.

Per hir te t’pareve tane te mos e vrasim identitetin! Natyra dhe historia s’falin.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *