Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga intervista dhënë për Zërin e Amerikës, ku ndër të tjera ka ngritur edhe pyetjet:

Ndryshim apo ngecje? Do të luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat?

Pyetje të cilat u drejtohen shqiptarëve pikërisht edhe në prag të nisjes së lëvizjeve të Sali Berishës kundër vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Përgjigjen e këtyre pyetjeve ambasadorja preferon ta japë vetë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke thënë se është koha të shikojmë nga e ardhmja dhe këtë mund ta bëjmë së bashku.

“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Do ta bëjmë së bashku”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

“Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset.

Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë.”