Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor dhe këtë e tregon edhe miqësia e saj me homologun shqiptar, Edi Rama.

Në samitin ““Abu Dhabi Sustainability Week”, Meloni u shpreh e lumtur për marrëveshjen që do të firmoset  për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.

“E pranova me kënaqësi të madhe ftesën nga Sheikh Mohammed bin Zayed dhe qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bashkuar me ju në këtë Samit sepse e konsideroj shumë të dobishëm dhe tejet të vlefshme për të shumëfishuar mundësitë për diskutim, për dialog mbi zgjidhjet më të mira që mund të vëmë në shërbim të një sfide kaq historike.

Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, siç tregon dhe miqësia ime me kryeministrin Edi Rama dhe përgjatë kohës ka sjellë po kështu si rezultat edhe projekte në infrastrukturën energjetike. I referohem për shembull ndërlidhjes energjetike për 430 km përgjatë Adriatikut që lidh Italinë me Malin e Zi dhe me rajonin e Ballkanit është një infrastrukturë strategjike që synojmë ta forcojmë dhe ta bëjmë më efikase e konkurruese dhe synojmë që të ecim në këtë drejtim, kështu që jam jashtë mase e gëzuar, ashtu siç e shpalli dhe Edi më parë që të nënshkruaj kuadrin e partneritetit strategjik për të nisur një projekt po aq ambicioz midis dy brigjeve te Adriatikut, ku Lartmadhëria e tij Sheikh Mohammed bin Zayed dhe Kryeministri Edi Rama, dy miq të mirë të mitë, dy miq të mirë të Italisë do të marrin pjesë në nënshkrimin e një angazhimi jashtë mase të rëndësishëm, për të zbatuar një ndërlidhje të re energjetike për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për eksportimin e një pjese të kësaj energjie në Itali përgjatë një kabwlli nënujor përgjatë detit Adriatik.

Në fakt, besojmë fort te ky projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sekorin tonë privat, operatorët e rrjetit energjetik dhe jam personalisht krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi, të cilat mund të ndërtohen edhe midis partnerëve në dukje të largët, duke folur gjeografikisht, partnerë, të cilët sidoqoftë e shohin fushën e shahut në tërësi dhe jo thjesht një pjesë të sajën që ju takon, apo me të cilën janë më afër të lidhur.

Kjo nismë është një hap konkret drejt një ndërlidhjeje mirëfilli globale, nga Azia në gji, nga Afrika e Veriut në Europë, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme, apo bidireksionale.”, theksoi ajo./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *