TIRANË- Është zhvilluar këtë të premte ceremonia e betimit të ministrave të rinj, të cilët marrin zyrtarisht detyrë.
Ceremonia e betimit të ministrave të rinj u mbajt në Pallatin e Brigadave.
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu –
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallar
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha.
Në seancën plenare që u zhvillua një ditë më parë, Kuvendi miratoi të gjitha dekretet e Presidentit Bajram Begaj. Ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim, duke përsëritur skenarin e përhershëm atë të kaosit dhe të bllokimit të foltores gjatë gjithë procesit të votimit.
Komente