Dasma e parë gay për familjen mbretërore britanike: Kushëriri i Mbretëreshës Elizabeth, Lord Ivar Mountbatten, u martua me të fejuarin e tij James Coyle me një ceremoni të vogël

Nga: Alessandro Conte

Familja mbretërore britanike ka përjetuar një ngjarje unike në historinë e saj, por në hap me kohën: ajo në fakt festoi martesën e parë gay të Familjes Mbretërore.Eventi ka patur protagonist kushëririn e Mbretëreshës Elizabeta II, Lordin Ivar Mountbatten, i cili u martua me James Coyle, me të cilin ai ishte i fejuar prej dy vjetësh.

Mos harroni se Lordi Ivar ishte i martuar për 16 vjet me Penny, por martesa e tyre përfundoi dy vjet më parë. Lordi Ivar është djali i markezes së tretë të Milford Haven: me partnerin janë njohur në stacionin e skive zvicerane të Verbierit, të shtunën e kaluar ata u martuan në kapelën private brenda  zotërimeve të tij në fshat, ne Devon.

Pas ceremonisë kishte një festë me rreth 120 të ftuar dhe gjithçka u nda në mediat sociale, duke publikuar fotot e ngjarjes me një falënderim për të gjithë të pranishmit. Në mesazhin e shperndare lexojmë: “E pra, më në fund ja arritëm!” Ishte një ditë e pabesueshme pavarësisht nga moti mizerabel britanik. Një shërbim i mrekullueshëm i udhëhequr nga Trish Harrogate, Shef i Regjistrit për Devonin, i cili krijoi tonin perfekt por shperqendrues për atë qe ishte një rast serioz.Kori i ungjillit që e shoqëronte ishte surprizues.Faleminderit shumë  Korit Rok të Mësuesve të Bristolit për këngën tuaj superbe dhe, mbi të gjitha, një falënderim të madh për tre vajzat e mia të bukura që ishin aq të kuptueshme dhe solidare, pa mbështetjen e tyre kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur kurrë! Dhe më në fund falënderimi më i madh për James që ishte thjeshtësisht i përsosur “.

Lordi Ivar referon se ai e ka zbuluar homoseksualitetin e tij që nga mosha e rinise,por duke i referuar gruas se tij Penny se ai është biseksual. Në një intervistë me Daily Mail, ai tha se kishte pasur një fëmijëri të lumtur, por kurrë nuk mund t’i thoshte të vërtetën prindërve të tij, sepse mjedisi ku ai u rrit nuk do ta lejonte një deklarim të tillë. Dhe më në fund, ai shtoi se per 15-20 vjet për njerezit kjo do të jetë normale, madje edhe brenda Familjes Mbretërore.

Veritas.com.al/