28 gusht 1963: Pastori Martin Luther King Jr. u drejtohet 250.000 njerëzve, të mobilizuar nga mbarë bota për një Marshimin drejt Uashingtonit, organizuar nga Lëvizja për të Drejtat e Njeriut.
Nga fjalimi i tij i paharrueshëm, kanë mbetur lapidare fjalët e fundit “I have a dream that one day little black boys and black girls will be able to join hands with little white boys and white girls as sisters and brothers… ” (Unë kam një ëndërr që një ditë, vogëlushët dhe vogëlushet me ngjyrë dhe vogëlushët e vogëlushet e bardhë të kapen përdore si vëllezër e motra…).
Martin Luther King Jr. ( 15 Janar, 1929 – 4 Prill, 1968) ishte ministër Babtirst dhe aktivist Amerikan, që udhëhoqi Lëvizjen Afrikano- Amerikane të të Drejtave të Njeriut. Është njeriu më i mirënjohur në rolin për avancimin e të drejtave të njeriut duke përdorur rru8gën paqësore të mosbindjes civile bazuar në besimin e tij Kirstian.
King u bë aktivist i të drejtave të njeriut që në fillimet e karrierës së tij
Në 14 Tetor 1964, King mori Çmimin Nobel për Paqe për luftën për barazi raciale përmes rezistencës së pa dhunshme. Në vitin 1965, ai kontribuoi në organizimin e marshimit Montgomery në Selma. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi i përqëndruar në forcimin e rolit të opozitës dhe mbi Luftën në Vietnam, duke armiqësuar disa nga aleatët e tij të vitit 1963 përmes fjalimit të mbajtur me titull: ” “Përtej Vietnamit”.
Në vitin 1968, kishte planifikuar marshimin popullor mbi Washington, D.C., të quajtur: “Fushata e Njerëzve të Varfër”, kur u vra më 4 Prill në Memphis, Tennessee. Vdekja e tij u shoqërua nga disa trazira në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara.