(FOTO: Martin Schulz- president i Parlamentit Europian)

 

Presidenti i Parlamentit  Europian , Martin Schulz thotë se do të garojë për zgjedhjet e Parlamentit Gjerman të vitit që vjen, në vend që të kërkojë mandatin e  tretë për në postin e tij në BE- sipas BBC.

Ai do të jetë në krye të listës ë Partisë së Qendrës së Majtë (Partia Social- Demokrate- SPD) në rajonin industrial me dendësinë më të lartë të popullsisë,  North Rhine-Westphalia.

Schulz nuk komentoi  rreth spekulimeve që thonë se ai do që të zëvendësojë Angela Merkel si kancelar, ose se po kërkon post qeveritar.

Partia e tij, SPD është pjesë e koalicionit qeveritar të zonjës Merkel.

“Vitin e ardhshëm do të jem në krye të listës në North-Rhine Westphalia… ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua”,- iu tha gazetarëve.

“Më shumë se kurrë bota ka nevojë për besim të fortë te vetja, të bashkuar në BE… Ne kemi nevojë për europianët që iu qëndrojnë vlerave dhe bindjeve të tyre”, tha ai.

/Veritas.com.al/