Kanë qenë tre autorët kryesorë të masakrës së mbrëmjes së të martës në aeroportin e Stambollit. Deri tani bilanci është 36 viktima dhe 147 të plagosur, por sipas autoriteteve vendase numri i të vdekurve mund të shkojë mbi 50 për shkak se një pjesë e të plagosurve janë në gjendje shumë të rëndë.
Në videot dhe fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare citohen dëshmitarë që kanë përshkruar si hero një polic që megjithëse i plagosur i ka dhënë mundësi një turisti që të largohet dhë të shpëtojë. Kjo vetëm pak çaste para se kamikazi të hedhë veten në erë. Siç duket edhe nga pamjet autori mban një kallashnikov në dorë dhe qëllon drejt të gjithëve.