Policia e Tiranës ka vendosur 23 gjoba ndaj protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Policisë, protestuesit kanë penguar lëvizjen e automjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit që të mos bllokonin rrugën.

Në bazë të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, për secilin prej 23 personave është plotësuar një procesverbal për kundërvajtje administrative dhe është vendosur gjobë për secilin në vlerën 5 mijë lekë.

Në total, 23 protestuesit do të duhet të paguajnë 115 mijë lekë gjoba për bllokimin e qarkullimit rrugor gjatë protestës.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *