Për Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, arrestimi i avokatit Ulian Barjami, nuk duhet të ndodhte. Ndërsa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në seancë plenare, Çela tha se ILD po heton rastin se dhe po presim konkluzionet.

“Rasti ne fjalë mund të jetë reflektim. I kemi kërkuar prokurorëve që masa e arrestit të jetë masa e fundit që kërkohet dhe vlerësimi duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Veprat penal i nënshtrohen një kallëzimi, por ne jemi përpjekur që të kemi një ulje të masave ekstreme.

Rasti në fjalë nuk duhet të ndodhte. Por masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha Çela.
Ndër të tjera Cela u ndal edhe te masat e sigurisë të kërkuara nga prokurorët.

“Nuk ka rast tjetër të ngjashëm, në dijeninë time nuk ka pasur. Por kam dijeni se ka një hetim edhe nga ILD për këtë rast, ku do dalin konkluzionet përkatëse”, përfundoi kryeprokurori.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *